PAMJE: Kurti e Gërvalla nuk përshëndeten me Osmanin pas adresimit të zv.presidentit amerikan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe zëvendësja e tij, Donika Gërvalla po qëndrojnë në Munih ku po marrin pjesë në Konferencën e Sigurisë.

Anise të tre përfaqësojnë Kosovën, takimet i kanë pasur të ndara. Ndërkohë, deri më tani nuk kanë publikuar asnjë fotografi së bashku, transmeton Nacionale.

Osmani, e cila garoi në një listë me Vetëvendosjen në zgjedhjet e vitit 2021, tash e sa kohë i ka bërë publike mosmarrëveshjet me Qeverinë Kurti, duke përfshirë këtu edhe Donika Gërvallen, e cila drejton partinë “Guxo” të themeluar nga vetë ajo.

Të premten, të tre kanë përcjellur fjalimin e zëvendëspresidentit amerikan, JD Vance.

Pas përfundimit të adresimit të tij, ata duket se nuk janë përshëndetur fare me njëri tjetrin. Të paktën, kështu tregojnë disa pamje në platformën YouTube.

Ndiqni momentin nga minuta 19:32.