Vritet i riu në Ferizaj

Një zënkë që nisi me fjalë përfundoi me vrasje. Kështu B.H. nga Ferizaj pas një telashe që pati me një person u qëllua me armë zjarri ku edhe ndërroi jetë, njofton Klan Kosova.

Krejt kjo ndodhi rreth orës 18:45 në rrugën e ”Reçakut” në hyrje të qytetit.

Në vendin e ngjarjes menjëherë dolën policia dhe ekipet e forenzikës, të cilët edhe u morrën me rastin, njofton Klan Kosova.

Ndërkohë sipas raportimeve, dorasi i cili vrau 30 vjeçarin, tashmë është arrestuar.

https://www.youtube.com/watch?v=3mVcBxJ41-k

Në prag të ditës së zgjedhjeve për rundin e dytë në Prizren, Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë thirrje për mobilizim të plotë të strukturave dhe mbështetësve të saj, në përkrahje të kandidatit për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, në kuadër të marrëveshjes së bashkëqeverisjes LDK–PDK. “Nesër është dita vendimtare për ta dëshmuar angazhimin tonë në kuadër të marrëveshjes së bashkëqeverisjes LDK–PDK, dhe për ta mbështetur z. Totaj për kryetar të Prizrenit,” thuhet në njoftimin e LDK-së. Subjekti ka kërkuar nga të gjitha strukturat që të jenë të pranishme dhe aktive gjatë gjithë ditës së zgjedhjeve. “Ju lusim që gjatë ditës së nesërme të aktivizoheni maksimalisht, të kontaktoni kryesitë e nëndegëve dhe përkrahësit tanë, dhe të sigurohemi që çdo votë e jona të jetë e pranishme dhe e numëruar,” theksohet në njoftim. Në fund, LDK ka përcjellë një mesazh të qartë për unitet dhe bashkëpunim: “Ky është momenti për angazhim dhe për fitore të përbashkët. Fitore✌️”