Grabitje e armatosur në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë

Një grabitje nën kërcënimin e armës ka ndodhur në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se një person dyshohet se ka grabitur një shumë parash.

Rasti ka ndodhur gjatë pasdites të së enjtes në rrugën “Robert Doll”.

“Sot rreth orës 16:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një institucion mikrofinanciar në rrugën ‘Robert Doll’ në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se një person i dyshuar nën kërcënim të armës ka grabitur një shumë parash”, ka thënë ajo.

Policia po kryen veprimet e nevojshme me qëllim të zbardhjes së rrethanave të rastit, si dhe identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit.