Në 12 komuna akoma s’ka nisur numërimi, Buzhala i KQZ-së: Shpresojmë të nis nesër

Kryetari i Sekretariatit të KQZ’së, Besnik Buzhala, ka thënë se edhe në 12 komuna akoma s’ka nisur procesi i numërimit.

Ai tha se pritet të nisë nesër.

“Sot ka filluar numërimi në 8 komuna, dje dhe pardje ka nisur në 18 komuna. Pra kanë mbet edhe 12 komuna për të cilat shpresojmë se nesër do të fillojë numërimi i kutive të votimit”, tha ai.