CAS vendos për ndeshjen Rumania-Kosova

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) e ka hedhur poshtë ankesën e Federatës së Futbollit të Rumanisë, të ushtruar kundër vendimit të UEFA-s për ndeshjen Rumania-Kosova.

CAS e ka shpallur të pabazuar ankesën e rumunëve, të cilët kërkuan ndryshimin e vendimit të UEFA-s i cili e dënoi Federatën e Futbollit të Rumanisë me 130 mijë euro gjobë për incidentet në ndeshjen ndaj Kosovës.

Po ashtu, përmes ankesës, federata rumune kërkoi të ndryshohej edhe sanksioni për një ndeshje në shtëpi pa shikues.

CAS e ka lënë në fuqi si sanksionin për të luajtur një ndeshje në shtëpi pa shikues, ashtu edhe sanksionin financiar të shqiptuar nga komiteti i UEFA-s kundër Rumanisë.

Vendimi është marrë sot, bëri të ditur Federata e Futbollit të Rumanisë në një komunikatë për media.

Kombëtarja rumune do të debutojë në ndeshjet paraprake të Kupës së Botës 2026 më 21 mars, kundër Bosnje-Hercegovinës, në terren.

Edhe Federata e Futbollit të Kosovës është ankuar në UEFA për vendimin e komitetit të UEFA-s, e cila pas ndërprerjes së ndeshjes, ia dha fitoren në tavolinë kombëtarës rumune.

FFK-ja ka kërkuar rishikimin e këtij vendimi, por një aktvendim nga CAS-i për këtë ankesë nuk është nxjerrë ende.