Të paktën 20 të lënduar pasi automjeti përplasi një grup njerëzish në Mynih

Një person ka përplasur me veturë një grup njerëzish në Mynih, duke lënduar disa, tha policia gjermane.

Policia ka thënë se të paktën 20 persona janë lënduar, por ende nuk ka thënë nëse ata janë goditur qëllimisht, shkruan The Guardian, transmeton Klankosova.tv.

Transmetuesi publik rajonal Bayerischer Rundfunk raportoi se njerëzit që u lënduan me sa duket po merrnin pjesë në një grevë.