VV shënon rënie në Pejë, mbi 5600 vota më pak se në vitin 2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë procesimin e të dhënave në 100 për qind në Komunën e Pejës.

Nga 132 vendvotimet sa ishin gjithsej, Lëvizja Vetëvendosje prin me 41.03 për qind, apo 18 mijë e 132 vota. Por, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021, kjo parti del të ketë rënie prej 9,48 për qind.

Më 2021 kjo parti numëronte 23 mijë e 822 vota, ndërsa në zgjedhjet e 9 shkurtit ajo ka 5 mijë e 690 vota më pak.

Për dallim nga Vetëvendosje, Lidhja Demokratike e Kosovës ka shënuar rritje prej 9.41 për qind.

Kjo parti në zgjedhjet e 2021-ës kishte marrë 18.29 për qind të votave, ndërsa në ato të 9 shkurtit 27.73 për qind, apo 12 mijë e 256 vota.

Në vend të tretë renditet Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila ka pasur një rënie të lehtë, nga 14.35 për qind në 12.75 këtë vit.