I ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë G Bani. Artisti i mirënjohur dhe ish-banori i këtij edicioni, u përjashtua nga loja gjatë javës së kaluar duke përfunduar kështu rrugëtimin e tij në Big Brother.
Ai bëri një analizë më të hollësishme rreth strategjisë së tij brenda shtëpisë, lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin për situatat më të spikatura gjatë ditëve të fundit në shtëpinë e BBV.
Pas një qëndrimi brenda shtëpisë, ai u përjashtua me zarf të zi nga loja gjatë javës së kaluar. Si ndihet ai pas këtij vendimi, a është penduar G Bani?
Ndjenjë pendese po. Jam penduar, por jo jam penduar se i bëra atë gjë atij. Jam penduar se preva në besë produksionin që më besuan të isha në atë format dhe e di shumë mirë që produksioni absolutisht nuk toleron asgjë të tillë. Kur jam futur pastaj, kur dola nga aty dhe u futa në rrjetet sociale dhe kam lexuar lloj lloj psikopati, që thonin që ky i ka gjërat mirë me produksionin, më vinte të vija kujën se e di shumë mirë që ka diçka që kam hasur tek Top-i që në 2004. Përveç infrastrukturës dhe teknologjisë së lart që ka pasur që atëherë është meritokracia dhe e di që Top-i nuk mban kurrë asnjë me hatër. Nuk ka mbajtur me hatër politikanë e të fortë, e nuk ka pse mban G Banin, kur e fundit e ka promovuar vetë që në 2004.
Lidhur me Prime e së martës, ku ai doli për herë të parë në publik dhe dha deklaratën e tij për rastin në fjalë, G Bani u shpreh:
Jam ndjerë dje kushedi sa fajtor e sa keq jam ndjerë kur (Ledioni) gjykoi atë që kam bërë.
Në fund të intervistës, G Bani pati edhe një moment emocional, i cili qau për në situatë mjaft prekëse të ndodhur brenda shtëpisë:
Njërit nga zërat e çunit (brenda shtëpisë) të kërkoj falje sepse sa herë bëja gabime e sa herë doja të largohesha më qetësoje, por njëherë mbaj mend më the ‘prej lufte veç ai largohet’. Vetëm këtë rreshtin…(qan). Edhe nuk ta respektova dot këtë./TAR