Van Dijk: E vështirë të pranosh atë barazim në shtesë, pas golit ata na provokuan

Derbi i “Merseyside” nuk ka fitues, pasi ndeshja mes Everton dhe Liverpool përfundoi në barazim 2-2. Një gol me foto-finish në kohën e shtesë nga James Tarkowski i hoqi fitoren skuadrës së “reds”, që tani ka 7 pikë avantazh ndaj Arsenal.

Kapiteni i Liverpool, Virgil van Dijk, shprehet se tek aid he skuadra ka mjaft zhgënjim për këtë barazim: “Ishte shumë e vështirë. Është gjithmonë zhgënjyese të pranosh një barazim kur pëson një gol në kohën shtesë”.

Ne pamë festimet që ata patën në fund, kështu që ne e dimë se sa e rëndësishme ishte për ta, por fakti është se ishte zhgënjyese për ne. Ne e marrim pikën dhe tani mendojmë për ndeshjen me Wolverhampton”, shtoi mbrojtësi holandez.

Më tej, Van Dijk shtoi: “Pasi ata barazuan në dolëm sërish në avantazh, por për fat të keq nuk mundëm ta sillnim në shtëpi fitoren. Vazhduam të luftonim, vazhduam ta bënim, por në fund nuk mjaftoi për të fituar”.

Fundi i ndeshjes pati edhe një incident. “Ishte një provokim nga një lojtar. E pamë të gjithë dhe reaguam si skuadër, ashtu siç duhej. E dini çfarë ndodh në ditët e sotme, bëhet një sherr i madh”, tha Van Dijk.

Nuk jam unë ai që duhet ta menaxhoj situatën, është arbitri dhe nuk jam plotësisht i sigurt nëse ai e kishte situatën nën kontroll“, tha Van Dijk. Mendohet se ishte Doucouré i lojtari i Everton që vrapoi drejt tifozëve të Liverpool për të festuar para tyre.