E shkolloi nërsy të krejtve Bujar Dugollin, me ironi bukur të thurrur.
Bujar Dugolli në “Pressing” të T7 tha se pa fituesin e zgjedhjeve s’mund të ketë qeveri tjetër. Nëse Vetëvendosja s’arrin ta formojë vetëm – rrejdhimisht, tha ai, shkohet në zgjedhje të reja.
Ndonëse procedurat dihem dhe ka aktvendim të Gjykatës Kushtetuese për situatë të tillë se si i jepet prej mandatarit të parë, e të dytit – Dugolli, e dha fituesin, siç tha ai, relativ – si fitues të vetëm.
Hmm…
Enter Dukagjin Gorani…
“Meqenëse ka me pas qiso deklarime absurde, qe të përqendrohem te një”, e nisi me një disponim gazmor e ironik Gorani.
Gorani ia përktheu logjikën Dugollit kështu: “(…) se nuk po mundkan partitë ish-opozitare me kriju qeverinë, ose me formu qeverinë e re, meqneëse nuk kanë legjitimitet”.
“Tash shihe ti qysh e lidhin legjitimitetin; medemek shumësia e votave e përqendruar në njërin subjekt – e nëse nuk ke ti subjekt që ka shumë vota, ai subjekt që ka ma pak vota, ka ma pak legjimitet”, tha Dukagjin Gorani.
“Që do të thotë se edhe nëse tri partitë ose katër, kanë më shumë vota kur i mbledh bashkë, pra më shumë se Vetëvendosja, megjithatë votat e tyre kanë më pak legjimitet, pra qytetarët që i kanë votu ato parti kanë më pak legjimitet se qytetarët që kanë votu Vetëvendosjen”, tha Gorani.
Gorani vazhdoni t’ia përmbyste logjikën Dugollit dhe iu kthye te një arsyetim tjetër – po ashtu në themele të lëkundshme të Bujar Dugollit: (s’)është e moralshme. Dhe e lëshoi ironinë në autopilot.
“Nuk është e moralshme, nuk është e moralshme mu mbledh partitë edhe me bo shumicën, karshi këtyne që i kanë 40%” Kjo me moral po më pëlqen shumë, ajo me legjimitet hajde-de. Qekjo që duhet m’u skuq nëse të shkon mendja”, tha Gorani.