KQZ vetëm brenda janarit dha 12 tendere në formë të negociuar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka dhënë dhjetëra tendere në formë të negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë. Të gjitha këto u dhanë në muajin janar, pak para mbajtjes se zgjedhjeve të 9 shkurtit. Në anën tjetër në muajt paraprak ka anuluar kontrata në formë të rregullt, për t’i dhënë më pas në formën njëburimore.

KQZ në dhjetor ka anuluar tenderin “Shërbime postare për votime jashtë Kosovës”, që ishte parashikuar të jetë 300 mijë euro punë.

Në vendimin e anulimit citohej neni i Ligjit të Prokurimeve që thotë se ‘një shkelje e ligjit aktual ka ndodhur apo do të ndodh në procedurën e prokurimit’.

Ndërsa, një muaj më pas kur edhe u afrua data e zgjedhjeve KQZ, dha këtë tender, në formë të negociuar.

Madje, ishin ngritur dyshime serioze lidhur me mënyrën se si u dha.

“AL Dushi”, një kompani e papërgjegjshme, kishte fituar kontratën për bartjen e materialeve votuese nëpër vendvotime në ambasadat e Kosovës në mbarë botën dhe kthimin e fletvotimeve në Kosovë, pa i plotësuar kriteret që kërkohen.

Kjo kompani nuk ka dorëzuar sigurim të tenderit si një garanci, siç kërkohet në formularin e aplikimit, dhe as nuk ka e ka specifikuar se ofron shërbimin e postës diplomatike ndërkombëtare, siç kërkohet në rastin specifik.

Por, KQZ njësoj veproj edhe me një tender tjetër.

E kishte nisur si tender të rregullt, ka planifikuar të shpenzoi mbi gjysmë milioni për të. Por, dy muaj para zgjedhjeve, KQZ e kishte anuluar tenderin për shtypjen e fletë-votimeve.

Insajderi ka raportuar se në fund të tetorit Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) kishte nisur procedurat për të kontraktuar një kompani për fletë-votimet e materialet e tjera për zgjedhjet e 9 shkurti dhe zgjedhjet lokale që planifikohen të mbahen të mbahen në pjesën e fundit të vitit 2025.

Për këtë punë ndau mbi 500 mijë euro. Garës i kishin hyrë katër kompani. Por, që tenderi u anulua.

Teksa me 15 janar u dha njoftimi se ky tender u dha në formë të negociuar.

Kontrata u dha për “Shtypja e fletëvotimeve, broshurave të kandidatëve dhe listave të votuesve”, kap vlerën prej mbi 279 mijë euro.
Kompanive që iu besua tenderi është Grup i Operatorëve Ekonomik Cetis d.d; CETKOS L.L.C.

KQZ nuk u ndal me kaq, sepse në janar dha edhe disa tendere të tjera duke përdorur metodën e njëjtë.

Edhe pse data e zgjedhjeve dihej qysh moti, KQZ si duket punët i la për fund.

Vetëm gjatë janarit sipas të dhënave të publikuara në e-prokurim, u dhanë 12 tendere në formë të negociuar.

Pjesa me madhe e këtyre kontratave kanë vlerë të madhe ose të mesme.

Nën qeverisjen e Kryeministrit Albin Kurti është ngritur alarmi për sati të madhe të tenderëve të negociuar, ku vlera me dokumente shkon në mbi 270 milionë euro.