Tenderët sekret në MSH, aktivizohet Prokuroria Speciale

Pas publikimit vitin e kaluar në Buletini Ekonomik të disa hulumtimeve në seri për disa tenderë të dyshimtë në Ministrinë e Shendetësisë, është aktivizuar Prokuroria Speciale.

Fjala është për katër tenderë që dyshohen për kurdisje dhe për konflikt interesi mes zyrtarëve të ministrisë dhe drejtuesve të kompanive fituese.

Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të shtetit, Besim Kelmendi, ka konfirmuar për Buletinin Ekonomik se rastet “po trajtohen nga prokuroria kompetente”.

Buletini Ekonomik mëson se tenderët në fjalë u kanë shkuar për trajtim prokurorëve të Prokurorisë Speciale.

Hulumtimi i parë flet se si tre tenderë nga kjo ministri i ka fituar një kompani, pronari i së cilës është në konflikt interesi me dy zyrtarë të lartë në Ministrinë e Shëndetësisë.

Hulumtimi zbardhi se kompania KImego Consulting, ku Thomas Weismann është drejtues, ka lidhje me dy zyrtarë të lartë në Ministrinë e Shëndetësisë. Fjala është për sekretarin Naim Bardiqi, i cili figuron si “person kontaktues” për biznesin Kimego Cunsulting, dega në Kosovë, ndërsa zyrtari tjetër i kësaj ministrie, Nexhip Sheholli, sipas hulumtimit, kreu “shërbime të kontabilitetit” për këtë kompani.