Rute: NATO po ndjek zgjedhjet në Kosovë, duket se do të ketë koalicion qeverisës

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, komentoi zgjedhjet në Kosovë gjatë një konference për media, duke thënë se janë ende rezultatet preliminare dhe se duket se do të formohet një koalicion qeverisës.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, ka komentuar zhvillimet politike në vend gjatë një konference për media, duke vënë në pah se aleanca veri-atlantike po e ndjek me vëmendje procesin zgjedhor.

Rute u shpreh se, ndonëse rezultatet e zgjedhjeve janë ende preliminare dhe nuk ka pasur ende rezultate përfundimtare, nga këto rezultatet duket se do të formohet një koalicion qeverisës.

Ai shtoi se NATO do të punojë me çdo qeveri që formohet, duke përmendur rëndësinë e krijimit të një qeverie stabile dhe të qëndrueshme në vend.

“Natyrisht se e ndjekim se çka po ndodh në Kosovë. Është një proces demokratik. Janë ende rezultuar preliminare, deri më sot nuk ka rezultate përfundimtare të zgjedhjeve. Bazuar në rezultatet preliminare duhet se do të ketë një koalicion qeverisës. Ne do të punojmë me këdo që qeverisë me vendin. I urojmë suksese politikanëve kosovarë të sigurojnë që të jetë një qeveri stabile”, ka thënë Rute.