Rama nënshkroi kontratën 18.1 milionë euro për ndërtimin e sheshit “Xhorxh Bush” me njerëzit e afërt të partisë në koalicion

Zyra e Prokurimit të Komunës së Prishtinës ka nënshkruar kontratën për ndërtimin e sheshit Xhorxh Bush, i cili ndodhet në qendër të Prishtinës, mes Radio Kosovës dhe Katedrales, deri tek hoteli Grand, shkruan Demokracia.com.

Njoftimi për nënshkrimin e kontratës është publikuar sot në platformën E-prokurim. Kontrata u nënshkrua më datë 5 shkurt, ndërsa afati i përfundimit të punimeve është 360 ditë pune.

Grupi i kompanive të përfshira në kontratë është përbërë nga SALILLARI, GJINI CONSTRUCTION SH.P.K. dhe Hidroterm SH.P.K. Në garë kanë qenë katër kompani, përfshirë të vetme dhe konzorciume, dhe nuk ka pasur ankesa gjatë procesit të rekomandimit të këtij grupi për kontratën.

Demorkacia.com ka raportiuar se kompanitë fituese në konzorcium janë të afërta në pushtetin komunal në Prishtinë- respektivisht AAK-në.

“Sallari”- E themeluar në vitin 1994 në Berat, kjo kompani ndërtimi ka kryer punë të shumta në Shqipëri, por dhe në Kosovë. Administratori aktual është Bledar Starova, ndërsa pronar është Pëllumb Salillari. Së fundmi, Prokuroria e Tiranës ka marrë të pandehur Salillarin dhe Starovën për ndërtim pa leje të një pallati në zonën e Liqenit të Thatë, me vlerë 12 milionë euro.

“Gjini Construction” dhe “Hidroterm”. Të dyja këto kompani janë të lidhura me familjarë të Blerim Kuçit, ish-kryetar i Suharekës nga AAK-ja. Pronar i “Gjini Construction” sh.p.k  është kompania “Hidroterm Holding”.

“Hidroterm Holding” është regjistruar para pak javëve në ARBK, konkretisht më 6 nëntor 2024. Pronarë të saj janë familjarët e ish-kryetarit të Suharekës nga radhët e AAK-së, Blerim Kuçi. Konkretisht, pronarët janë djali i Blerimit, Genc Kuçi, me 71.97% të aksioneve, vajza e tij, Blerta Kuçi, me 22.73%, dhe dhëndri i Blerimit, Nol Paloka – bashkëshorti i Blertës – me 5.30%.

Gjithashtu, në konsorcium me kompaninë “Salillari” dhe “Gjini Construction” është kompania “Hidroterm” sh.p.k., e themeluar nga vetë Blerim Kuçi, e cila gjithashtu është në pronësi të “Hidroterm Holding”.

Blerim Kuqi është parë në fushatën e AAK-së kohë pa kohë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kompanitë tjera në garë që janë eleminuar, kanë pasur të drejtë ankese, por nuk e kanë bërë. Disa nga to janë të lidhura me AAK-në.

Pjesmarrrese kanë qenë këto kompni:

  • NTP “Poni” nga Suhareka: 18,304,280.03 euro.
  • Grupi “Salillari”, “Gjini Construction” dhe “Hidroterm”: 18,162,696.19 euro.
  • “Capital-Invest” nga Suhareka: 18,406,987.03 euro.
  • Grupi “Ileaa-Gr”, “Limitproject”, “World Medium”, “Rinesa” dhe “Joss&Krasniqi-Baze”: 18,300,398.37 euro.

NTP “Poni”
Kompani e themeluar në vitin 2010 nga Azem Gashi, me aktivitet kryesor punimet e kulmeve. Në vitin 2020, “Poni” përfitoi subvencione nga Ministria e Tregtisë si një kompani mikro, me më pak se 10 punonjës. Kohët e fundit, së bashku me “Top Project”, kjo kompani fitoi një kontratë për renovimin e shkollës “Gjin Gazulli” me vlerë rreth 300 mijë euro.

Grupi “Ileaa-Gr” dhe të tjerë Kompani të përfshira në këtë grup janë aktive në kontrata publike. Psh. “Joss&Krasniqi-Baze” ka përfituar shumë tender nga ish qeverisja e Haradinajt në Qeveri.

Lidhur me këtë procedurë tenderuese, Demokracia.com ka bërë disa raportime. /Demokracia.com/

Koalicioni LDK-AAK në Prishtinë jep frytet: Kompanitë e afërta me pushtetin shpallen fituese të tenderit 18.4 milionë euro