KQZ-së i dalin mbi 33 mijë vota më shumë? Kërkohet hetim urgjent

Komisionit Qendror të Zgejdhjeve iu kanë dalë mbi 33 vota më shumë. Të paktën, kështu po pretendon kandidati për deputet, Artan Nimani, në këto zgjedhje parlamentare, i cili po kërkon hetim urgjent për ruajtjen e votës.

Në bazë të disa fotografive të publikuara nga kandidati Nimani, paraqitet që numri i deklaruar që kanë marrë pjesë në votime është 799,954 ndërkaq numri i votave të hedhura në kutitë e votimit është 833,387. Pra, 33,433 vota më shumë.

“Kjo mospërputhje thelbësore kërkon një verifikim të menjëhershëm dhe një hetim të gjithanshëm nga institucionet përkatëse. Integriteti i një procesi zgjedhor është një nga shtyllat kryesore të sistemit demokratik dhe çdo devijim nga parimet e transparencës dhe korrektësisë cenon drejtpërdrejt besimin e publikut në institucionet demokratike”, ka deklaruar ai.

KQZ ende s’ka dhënë sqarim lidhur me këtë.

Postimi i plotë i Artan Nimanit:

Më shumë vota se votues (33,433 vota), mospërputhja kërkon hetim urgjent

Të dhënat e publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) kanë ngritur shqetësime serioze lidhur me integritetin dhe besueshmërinë e procesit zgjedhor. Sipas statistikave zyrtare:
• Numri i deklaruar i qytetarëve që kanë marrë pjesë në votime: 799,954
• Numri i votave të hedhura në kutitë e votimit: 833,387
• Diferenca e pashpjeguar: +33,433 vota

Kjo mospërputhje thelbësore kërkon një verifikim të menjëhershëm dhe një hetim të gjithanshëm nga institucionet përkatëse. Integriteti i një procesi zgjedhor është një nga shtyllat kryesore të sistemit demokratik dhe çdo devijim nga parimet e transparencës dhe korrektësisë cenon drejtpërdrejt besimin e publikut në institucionet demokratike.

Në këtë kontekst, është e domosdoshme që:
1. KQZ-ja të ofrojë një sqarim të plotë dhe të detajuar mbi këtë mospërputhje, duke garantuar qartësi dhe llogaridhënie për çdo aspekt të procesit.
2. Organet e pavarura të drejtësisë dhe institucionet përgjegjëse të nisin një hetim të thelluar, duke identifikuar shkakun dhe përgjegjësit e mundshëm të kësaj anomalie.
3. Shoqëria civile dhe partnerët ndërkombëtarë të monitorojnë nga afër këtë proces, duke kërkuar standarde të larta transparence dhe ndershmërie.

Çdo paqartësi në numërimin e votave apo mospërputhje në të dhënat zyrtare minon legjitimitetin e zgjedhjeve dhe krijon premisa për kriza institucionale dhe politike. Në këtë frymë, kërkojmë që ky fenomen të mos trajtohet si një çështje teknike, por si një problem serioz që kërkon trajtim urgjent dhe zgjidhje konkrete.

Demokracia bazohet në votën e lirë dhe të ndershme. Çdo dyshim mbi këtë parim thelbësor duhet të marrë përgjigjen e duhur dhe të menjëhershme.