Reshjet e dendura të dëborës nuk e kanë shmangur djegien e dy banesave në fshatin Qerret të Elbasanit. Nga diegia e banesave kanë ngelur në qiell të hapur 10 anëtarë të dy familjeve Çekoja nga i njëjti fis. Duhet të theksojmë që dëbora në njësinë administrative Labinot Mal, arrin deri në 70 cm.
Fatmirësisht nga zjarri nuk ka patur të lënduar por vetëm dëme materiale. Ata janë strehuar përkohësisht tek të afërmit e tyre, ndërsa apelojnë për ndihmën, pasi jetojnë në varfëri ekstreme dhe nuk kanë asnjë mundësi financiare të riparojnë banesat e djegura tërësisht, raporton “Ballkan web”.