Në sallën “1 Teori”, në Qendrën Komunale të Numërimit, në Prishtinë, është ndërprerë numërimi i votave për deputetë në Kuvendin e Kosovës, si pasojë e problemeve me sistemin e procedimit.
Po ashtu, bëhet e ditur se ka ndodhur një incident, ku është kërkuar edhe ndërhyrja e policisë, kur vëzhguesit janë përplasur për shpalljen ose jo të një vote të pavlefshme.
Në vendngjarje doli edhe prokurori i rastit.
E tërë përplasja verbale nisi për një votë, ku komisionerët e VV-së kërkuan që ajo të mos numërohej si e rregullt, ndërsa ata të LDK-së kërkuan që e njëjta të llogaritej si e rregullt.
Ndryshe, në Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë, numërimi i votave për kandidatë për deputetë ka nisur me rreth tre orë e gjysmë vonesë për shkak të problemeve teknike.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në konferencë për medie, tha se në qendrat komunale të numërimit, përveç procesit të numërimit të votave të kandidatëve, do të bëhet edhe verifikimi i votave të subjekteve politike.
Përplasje verbale te Qendra e Numërimit në Prishtinë, ndërhyn policia