Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranaur se faqja të dielen e 9 shkurtit u përball me probleme teknike në platformën ku publikohen rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare.
Valon Kerolli, ekspert i KQZ-së, ka deklaruar se mbingarkesa e trafikut në server nuk shkakton ndryshim të shifrave në databazë.
“Me përgjegjësi të plotë e them se mbingarkesa e trafikut ndaj serverit nuk shkakton ndryshim të shifrave në databazë”.
“Pra, kur bllokohet faqja, të dhënat nuk ndryshohen”, u shpreh ai, në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova.
Eksperti shpjegoi në mënyrë teknike se si mund të ketë ndodhur manipulimi i të dhënave zgjedhore.
Për të kuptuar, ndiqni videon e mëposhtme: