Në ora 16:00 fillon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në katër komuna

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot, në orën 16:00, do të fillojë procesin e numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit në komunat Prishtinë, Obiliq, Lipjan dhe Partesh. Ky proces do të nisë pasi të përfundohen të gjitha përgatitjet teknike dhe administrative të nevojshme.

Në Qendrën Komunale të Numërimit “1 Tetori” në Prishtinë, në orën 16:00, KQZ do të mbajë një konferencë për media për të informuar më shumë rreth këtij procesi, thuhet në njoftim.