Distria Krasniqi është kualifikuar në finale të ‘Grand Prix Antalya.
Xhudistja jonë ka arritur ta fitojë me ippon edhe përballjen gjysmëfinale kundër koreanes Yujeong Kang, për të kaluar në finalen e madhe të ‘Grand Prix Antalya’.
Fitorja ndaj koreanes ishte e treta për Distrian në këtë turne, ku të tri luftërat i fitoi me ippon.
Në finalen e madhe për medaljen e artë, Krasniqi do të ndeshet me garuesen nga Kazakistani, Otontsteseg Galbadrakh.