Emrat e të vdekurve në listat e votuesve – qytetarët në Mitrovicë hasin parregullsi në procesin zgjedhor
Procesi zgjedhor në Mitrovicë ka kaluar përgjithësisht qetë dhe pa probleme të mëdha, por disa qytetarë janë përballur me parregullsi në listat e votuesve.
Sipas raportimeve, disa persona kanë gjetur emrat e familjarëve të tyre të ndjerë në listat e votimit, pavarësisht se ata kanë ndërruar jetë para shumë vitesh.
Një nga këto raste është raportuar në shkollën e mesme teknike “Arkitekt Sinani” e cila ka qenë një nga qendrat më të mëdha të votimit në qytet.
Një qytetare ka kontaktuar gazetarin e Mitrovicës, Urall Boshnjakun, duke treguar se ka parë emrin e xhaxhait të saj në listën e votuesve, ndonëse ai ka ndërruar jetë 12 vite më parë.
Një tjetër qytetarepo ashtu ka hasur në një situatë të ngjashme, duke gjetur emrat e prindërve të saj të ndjerë në listat e votimit.
Ndiqni detajet, në videon e mëposhtme: