Kërquki i kujton Armend Mujës parashikimin për komuna: Ti s’është mirë me folë për huqje

 

Gazetari Leonard Kerquki ka reaguar postimit të kandidatit për deputet të Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, i cili sulmoi disa politologë dhe analistë për, sipas tij, ‘huqjet në parashikimet zgjedhore’.

Gjatë emisionit “Pressing”, Kerquki i kujtoi Mujës se edhe ai vetë kishte bërë parashikime të pasakta në të kaluarën.

“Në zgjedhjet e fundit, Armend, përkundër respektit, duhet me ta përmend meqë i paske përmend me emra. Ke dalë në televizion dhe ke thënë: ‘Vetëvendosja i fiton 18 deri 20 komuna’ dhe në fund i ke fitu 4 komuna, kështu që edhe ti s’është mirë me folë për huqje,” tha Kerquki.