“Më 10 shkurt s’ka pse del në punë”, PZAP e gjobit VV’në edhe me 5 mijë euro për deklaratën e Kurtit ku sulmoi Prokurorinë

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka gjobitur Lëvizjen Vetëvendosje me 5 mijë euro tjera për sulmin e Kryeministrit Albin Kurti ndaj Prokurorisë së Shtetit, gjatë tubimit zgjedhor në Gjilan

Në ankesën e dorëzuar nga PDK citohet deklarata e Kurtit për prokurorët.

“E meqenëse partia me e re politike, Prokuroria e Shtetit nuk do të ketë deputetë në legjislaturën e nëntë, atëherë le të shkojë në shtëpi. Më 10 shkurt s’ka pse del në punë se s’janë tu ba punë. Le të rrinë në shpi. E ne do ta kemi gjyqësorin e ri,..e jo më kësi prokurorësh që Radoiçiqit ia heqin urdhërarrestin e e ndjekin Rozeta Hajdarin”, ka thënë Kurti”, kishte deklaruar Kurti në Gjilan.

Ai kishte thënë se edhe Prokuroria “ka me i humb zgjedhjet” më 9 shkurt.

“Ju po e shihni që fatkeqësisht Prokuroria e shtetit është shndërruar në një parti politike opozitare, por edhe ata kanë me i humb zgjedhjet më 9 shkurt, sikur partitë opozitare ashtu edhe prokuroria e shtetit që u bë si parti opozitare ka me i humb zgjedhjet me 9 shkurt. Por, a e dini çka, pas 9 shkurtit ata nuk do të kenë as deputet në kuvend qysh mundet me i pas naj parti opozitare, nëse kanë fat me kalu pragun partitë opozitare”, ka thënë Kurti.

Në përgjigje për këtë ankesë, VV ka thënë se deklarimet e Kurtit janë në përputhje të plotë me legjislacionin dhe rregullativën zgjedhore si dhe me frymën e një fushate elektorale.

PZAP e ka gjetur si të bazuar këtë ankesë, duke thënë se në këtë deklarim konsiderohet se është përdorë gjuhë nxitëse dhe urrejtëse.

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti është kthyer në një nga personazhet më të komentuar të momentit, falë paraqitjes së saj në “Ferma VIP”. Ajo ka tërhequr vëmendje me stilin dhe spontanitetin që shfaq në ekran. Gjatë qëndrimit në këtë format, Mimoza ka treguar se njeh mirë edhe muzikën moderne vendore, duke interpretuar këngë të njohura. Ajo ka shprehur pëlqim për grupin NRG Band, shkruan “Kosovarja”. Megjithatë, për këngëtarin Besnik Qaka, ajo nuk ka ditur emrin dhe e ka quajtur “miush”. Pas kësaj deklarate, këngëtari ka reaguar duke shprehur mbështetjen e tij për të në “Ferma VIP”. Why Seniors Are Snapping Up This TV Box, We Explain! Techno Mag Take A Look Inside Whoopi’s Repulsive Home, Health Trition Twin Study Reveals Why Some Women Age Faster Than Others (It’s Not What You Think) Beauty Review Magazine by Taboola