Rast i rëndë në Gjermani – nëna dyshohet se vrau dy djemtë e saj, pastaj edhe veten

Tre trupa janë gjetur në një shtëpi në Villingen-Schwenningen të Gjermanisë.

Policia beson se ishte një tragjedi familjare. Një grua 45-vjeçare mësohet se ka vrarë fillimisht dy djemtë e saj dhe më pas veten.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një 45-vjeçar ka gjetur të pajetë në banesë mbrëmjen e së martës bashkëshorten e tij në të njëjtën moshë dhe dy djemtë e tij 14 dhe 16 vjeç.

Punonjësit e shpëtimit mundën vetëm të konfirmonin vdekjen.

Oficerët gjetën një thikë, e cila dyshohet të jetë arma e vrasjes.

Sipas hetimeve fillestare, nëna ka vrarë fillimisht dy adoleshentët dhe më pas veten.

Departamenti i Hetimeve Penale ka nisur hetimet e mëtejshme.

Sipas raportit, hetuesit morën në pyetje fqinjët në lagje të martën në mbrëmje ndërkohë që ekipi i mjekësisë ligjore siguruan prova

Villingen-Schwenningen ndodhet në jug të Baden-Württemberg dhe, sipas administratës së qytetit, ka pothuajse 90,000 banorë.