Mendimi për motin – 5.02.2025
Me kthjellime e diell parashihet moti ditën e enjtë. Orëve të pasdites kalojnë vransira të pakta, kryesisht në pjesë lindore të vendit. Frynë erë e ftohtë verilindore e lehtë dhe mesatare 3-7m/s. Temperaturat minimale zbresin në -5C e -4C, ndërsa maksimalet gjatë ditës shkojnë në 4C e 8C.
Nuk ka ndryshime në situatën sinoptike as përgjatë ditëve vijuese. Mbetet mot kryesisht me kthjellime e diell, relativisht më i ftohtë. Të premtën e shtunën kalojnë vransira të pakta, por pa gjasa për të reshura. Mëngjeseve, përgjatë luginave të lumenjëve mund të paraqiten kushte për mjegull afatshkurtër. Temperaturat minimale zbresin deri në -4C e -6C, viseve malore deri në -10C. Maksimalet gjatë ditës shkojnë deri në 5C e 8C. Erërat vazhdojnë të fryjnë kryesisht nga verilindja të lehta dhe mesatare 3-7m/s
Indeksi i cilësisë së ajrit mund të qëndrojë më shumë në vlera të dobëta orëve të mbrëmjes dhe mëngjesit, periudhë kjo kur erërat qetësohen. Nën këto kushte të motit stabil, ndotësit ajror mbeten më të përqëndruar pranë sipërfaqes. Ditën vlerat e ndotjes bien në nivele të pranueshme në një pjesë të stacioneve.