Behrami pas takimit me punonjësit e sektorit privat dhe veteranët e luftës: Të gjithë po bashkohen për fitoren e Bedri Hamzës

Kandidati i PDK-së për deputet, Artan Behrami, gjatë ditës së sotme ka takuar punonjës të sektorit privat dhe veteranë të luftës.

Sipas Behramit, me fitoren e Bedri Hamzës, do të përfitojnë këto dy kategori.

“Bedri Hamza ka zgjidhje për të gjitha kategoritë: rritje pagash dhe mirëqenie”, ka shkruar Behrami në llogarinë e tij në facebook.

Behrami gjatë takimit theksoi se më 9 shkurt, të gjitha grupet shoqërore bashkohen për fitoren e Bedri Hamzës.