Ukraina kthen 150 ushtarë të burgosur nga Rusia

Ukraina ka kthyer 150 ushtarë që ishin të burgosur në Rusi, ka njoftuar presidenti i Ukrainës Volodymy Zelenskiy të mërkurën, duke treguar për shkëmbimin e fundit të të burgosurve me Rusinë, ka raportuar agjencia e lajmeve “Reuters”.

Ata janë shkëmbyer me 150 ushtarë rusë.

“Të gjithë prej tyre janë prej sektorëve të ndryshme të frontit… disa nga djemtë janë në mbajtje më shumë e dy vjet” ka njoftuar ai në aplikacionin për komunikim Telegram.

Edhe pse dy vendet kanë refuzuar kategorikisht negociatat e drejtpërdrejta për përfundimin e luftës, ata kanë negociuar disa herë për shkëmbimin e të burgosurve.