Bedri Hamza premton themelimin e Gjykatës së Punës, thotë se përparësi do i jepet sektorit privat

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza i ftuar në ” Politiko” të Kanal10  bëri të ditur se pjesë e planprogramit të tij është edhe themelimi i Gjykatës së Punës.

Hamza teksa fliste mbi dikasterin privat të punës, bëri të ditur se përparrsi mes tjerash i është dhënë reformave mbi këtë sektor.

Ai tha se kjo gjykatë  do merret enkas me trajtimin e problemeve në kontratat e punës.

Programi nuk fillon me rritjen e pagave. Unë i kam listu reforma se cilat kanë me u ndërmerr me bë një ambient më miqësor për biznese. Të punësuarit me paga deri në 400 euro tatimin do ta kenë zero, prej 400-800 euro do ta kenë 8% e mbi 800 do  e kenë 10%. E kemi përmend edhe Gjykatën e Punës, njerëzit e humbin punën në sektorin privat, i nevojiten katër pesë vjet deri sa ta merr një vendim, e qysh me jetu ai katër-pesë vjet? E kjo Gjykatë me u merr eksluzivisht me trajtimin e kontratave të punësuarëve në sektorin privat dhe publik“, deklaroi ai.