Prokurorja e Specializuar: Precedenti historik i pranimit të fajit mbron integritetin e procedurave

Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, kanë shpallur fajtorë dhe kanë dënuar Haxhi Shalën, Sabit Januzim dhe Ismet Bahtijarim, lidhur me akuzat që kanë të bëjnë me pengim të drejtësisë.

Kështu trupi gjykues pranoi marrëveshjen e fajësisë që të akuzuarit arritën më herët me Prokurorinë e Specializuar.

Kjo e fundit përmes një komunikate për media e ka quajtur precedentin si “historik”.

Prokurorja e Specializuar Kimberly West e ka përshëndetur pranimin e fajësisë nga tre të akuzuarit në rastin Sabit Januzi dhe të tjerët si “historik” dhe “me rëndësi kritike për mbrojtjen e integritetit të procedurave” në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK), thuhet në komunikatë.