As eksperte e energjetikës, e as e ekonomisë.
Megjithatë, kryeministri Albin Kurti, i ka mundësuar lehtësisht qasje në informacione të klasifikuara të shtetit, zyrtares së lartë të Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihalit, pa asnjë verifikim, transmeton klankosova.tv.
Siç vet i ka konfirmuar edhe Prokurorisë, Mihali për këtë qasje të saj, nuk ka as certifikatë të sigurisë.
Prokurori: A keni certifikatë të sigurisë për të pasur qasje në informacionet e klasifikuara?
Dëshmitarja: Jo, nuk kam por edhe nuk kam aplikuar.
Tutje sipas dokumentit që ka publikuar Nacionale, Prokuroria e pyet Mihalin nëse është eksperte energjetikës, dhe ajo përgjigjet me ”Jo”, derisa pyetet gjithashtu nëse ajo është eksperte e ekonomisë, dhe ajo përsëri përgjigjet me ”Jo”.
Kujtojmë që Mihali para katër muajsh është paraqitur në Prokurorinë Speciale në cilësinë e dëshmitares.
Kjo mbi rastin e ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqit, aktakuza ndaj të cilit peshon dëm ndaj institucioneve të Kosovës prej rreth 37 milionë eurosh.