Bedri Hamza: Pensionet i rrisim 70%, pagat 50% dhe me grante deri në 30% i përkrahim investimet e bizneseve

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, e ka nisur ditën me një video, ku radhit përkrahjen 70%, 50% dhe 30% në kuadër të programit të tij.

Hamza u ka kërkuar qytetarëve që të votojnë për Kosovën që mundet ma mirë, sepse e ka ekipin dhe programin më të mirë.

“Më 9 shkurt, votoni për Kosovën që mundet ma mirë, sepse e kemi ekipin dhe programin më të mirë. Pensionet bazike do të rriten për 70%, pagat për 50% dhe do të ofrojmë grante deri në 30% të vlerës së investimit për bizneset.
Tatimet do t’i ulim dhe do të sigurojmë që bizneset të ofrojnë kushte më të mira të punës edhe për punëtorët.
#MaMirë #PDK131”, ka shkruar Hamza.

Link: https://www.facebook.com/share/v/19uM6zbUYL/