Gyokeres tashmë ka vendosur se cilit klub dëshiron t’i bashkohet në verë

Ylli i Sporting Lisbonës, Viktor Gyokeres, raportohet se ka ndarë mendjen për hapin e tij të ardhshëm në karrierë. 

26-vjeçari ishte lidhur me një largim nga Sportingu kjo pas paraqitjeve fantastike që pati me fanellën e gjigantit portugez. 

Deri më tani në sezonin 2024/2025, Gyokeres ishte përfolur për një largim nga Portugalia, pasi një sërë klubesh anembanë kontinentit po e kërkonin me ngulm. 

Për të përmendur disa, ekipe si Manchester United, Chelsea, Arsenal, Liverpool, Paris Saint-Germain dhe Barcelona që të gjitha u tha se po mbajnë një sy tek situata e tij. 

Sidoqoftë, në nëntor të vitit të kaluar u raportua se Gyokeres tashmë ka vendosur cili do të jetë klubi i tij i ardhshëm. 

Sipas një raportimi nga The Sun, Gyokeres ka për synim një kalim në ‘Old Trafford’, në atë që do të ishte një ribashkim me ish-trajnerin e tij Ruben Amorim. 

Me të marrë drejtimin e Unitedit, Amorim ishe pyetur nëse kishte menduar ta sjellë me vete edhe sulmuesin suedez, por që ai tha se Gyokeres duhet të qëndrojë tek Sportingu deri në verë.