Sejdiu: VV ka ndërtuar një përrallë që, kushdo që është kundër Kurtit, ka një problem

Analisti politik Dardan Sejdiu, i ftuar në emisionin “Rubikon”, ka kritikuar ashpër mënyrën se si Qeveria Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë ndërtuar diskursin politik në vend.

Sipas Sejdiut, pushteti aktual ka krijuar një narrativë që e bën të vështirë debatin e hapur dhe të shëndetshëm në shoqëri.

“Fatkeqësisht Vetëvendosja në qeveri ka qenë e aftë që të ndërtoj një përrallë e cila i ka bindë një pjesë të madhe të këtij vendi që çdokush që është kundër zotit Kurti, e ka një një problem prapa, një hipotekë diku dhe nuk mundesh me pasë mendim ndryshe nëse s’ki hipotekë. Pra ti gjithqysh e ke mendimin ndryshe me një borxh diku dikujt. Kjo e ka bërë problematike çdolloj diskutimi publik dhe hilja më e madhe e kësaj qeverie. Kjo ne na ka vendosur në grackë si shoqëri që kemi edhe më agresiv dhe më të zëshëm në mënyrën se si e kemi trajtu.” – tha ai në “Rubikon”.