Pavarësisht gjashtë nominimeve, Taylor Swift nuk mori asnjë Grammy

Taylor Swift u nominua në gjashtë kategori në Grammy Awards të këtij viti, duke përfshirë ‘albumin më të mirë’.

Edhe pse shumë prisnin që ajo të fitonte edhe një herë një sërë çmimesh, këtë vit Taylor u kthye në shtëpi pa asnjë Grammy.

Çmimi për ‘albumin më të mirë të vitit’ shkoi për Beyonce për albumin e saj “Cowboy Carter”.

Taylor dhe Beyonce në Grammy Awards

Swift ia dorëzoi çmimin rivales së saj, e cila nuk u duk e zhgënjyer nga ‘rezultati’ në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.

Kujtojmë se përveç ‘albumit të vitit’, Swift është nominuar edhe për ‘këngën e vitit’ dhe ‘videoklipin më të mirë’ të këngës “Fortnight”, të cilën e ka me Post Malone.

Ajo ka fituar katër herë çmimin për ‘albumin më të mirë’ deri më tani (2010, 2016, 2021 dhe 2024), ndërsa ky është çmimi i parë i tillë për Beyonce, pavarësisht nominimeve të shumta.

Ylli mbërriti në ndarjen e çmimeve Grammy me një fustan të shkurtër të kuq ‘Vivienne Westwood’ me detaje të kuqe me shkëlqim. Kombinimin e ka kompletuar me buzëkuq të kuq dhe vathë në të njëjtën ngjyrë, ndërsa shumë njerëzve i kanë rënë në sy edhe një unazë e madhe.