Zyrtare: Manuel Neuer zgjat kontratën me Bayern Munich

Manuel Neuer ka zgjatur kontratën e tij me FC Bayern Munich, e cila ishte caktuar të skadonte në fund të këtij sezoni. 

Kontrata e re është valide edhe për një vit tjetër, deri më 30 qershor 2026.   Ky do të jetë sezoni i 15-të i portierit me klubin. 

“Më pëlqen shumë të luaj futboll dhe dua të mbetem lojtar i Bayernit. Jam ende i uritur dhe mezi pres një vit tjetër në këtë klub të veçantë”.

“Ne kemi pasur gjithmonë bisedime të mira. Kjo është një ndjenjë e mirë. Ndihet mirë dhe ne kemi ende shumë objektiva për të arritur së bashku”, deklaroi portieri gjerman pas rinovimit.  

Neuer iu bashkua Bayernit nga Schalke në verën e vitit 2011 dhe ka qenë kapiten që nga viti 2017.  

Ai ka fituar gjithçka çka fitohet me klubin gjerman, përfshirë edhe dy herë Ligën e Kampionëve (2013 dhe 2020).