Milazim Krasniqi, profesor universitar, ka shkruar një status, në të cilin ka rikujtuar largimin e kompanisë “Contour Global”, e cila hoqi dorë nga ndërtimi i një termocentrali të ri.
Krasniqi ka vlerësuar se kjo kompani u largua për shkak të kryeministrit Albin Kurti.
“Kompania “Contur Gllobal” u largua nga Kosova shkaku i Albin Kurtit, me çka Kosova humbi mundësinë të kishte termocentral me 500 megavat energji. (Humbi edhe në arbitrazh.) Mungesa e termocentralit të ri, krijoi mundësitë për mafinë energjetike të bënte këtë masakëtr që ka bërë në buxhetin e shtetit qeveria e Albin Kurtit. Drejtësia ka punë, shumë punë” – ka shkruar ai.