Tre fëmijë të moshave 13-15 vjeç humbën jetën pasi një objekti i vjetër në Jabllanicë të Gjakovës u rrënua tërësisht.

Fëmijët të cilët gjendeshin poshtë këtij objekti humbën jetën si shkak i shkatërrimit të këtij objekti.

E sot në varrezat e Jaballanicës po u jepet lamtumira e fundit tre fëmijëve.

Në varrim po marrin pjesë shumë qytetarët, e në mesin e tyre edhe shokët dhe shoqet e klasës.

Ata po mbanin në duar fotografitë e tre fëmijëve që deri para pak ditësh po ndiqnin bashkë mësimet. Të rinjtë janë shfaqur tejet të mërzitur për ndarjen nga jeta e bashkëmoshatarëve të tyre./Lajmi.net/

Pamje-Lajmi.net

NativeGram placeholherNativeGram placeholher