Enver Hoxhaj me fushatën “dorë më dorë’ nëpër Kosovë, merr mbështetje të fuqishme nga qytetarët

 

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, po bën një fushatë politike ndryshe nga ajo siç jemi parë të shohim deri më tani.

Ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj, ka disa ditë që ka nisur fushatën e tij me moton ‘Dorë më dorë’, duke takuar qytetarë në rrugë dhe vende publike në komuna të ndryshme të Kosovës.

Kësaj radhe, ai ka publikuar një video nga disa komuna të Kosovës, ku ka takuar qytetarë të cilët i kanë dhënë mbështetje të madhe për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kjo strategji e tij e fushatës po e bën atë të dallojë në garën elektorale, ndërsa angazhimi i tij në terren po përcillet me mbështetje të madhe nga qytetarët kudo në Kosovë.