Policia në Ferizaj ka njoftuar se javën e kaluar janë shqiptuar 1223 gjova dhe janë pezulluar 14 patentë shoferë.
Po ashtu janë raportuar 28 aksidente, prej të cilave 14 persona janë lënduar.
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut.”