Greqia nuk po gjen qetësi me tërmetet e njëpasnjëshme dhe që kanë shkaktuar panik te banorët.
Një tjetër tërmet ka rënë rreth orës 10:00 të mëngjesit, sipas kohës lokale, me magnitudë 4.8 i shkallës Rihter.
Tërmeti ka rënë në Detin Egje midis Skyros dhe Alonissos. Lëkundjet e forta janë ndjerë edhe në Athinë. Thellësia e tërmetit ka qenë 14.6 kilometra.
Gjatë orëve të fundit, ishulli i Santorinit është në alarm për shkak mbi 200 tërmete kanë rënë në më shumë se 24 orë. Kanë qenë ekspertët dhe sizmiologët ata që kanë paralajmëruar banorët dhe kanë bërë thirrje për kujdes, për shkak se në atë zonë po ndodh një aktivitet i shtuar sizmik.
Ndërkohë që qeveria greke ka dërguar në ishull ekipe emergjencash në ndihmë të banorëve në rast nevoje. Vetë banorët e Santorinit e kaluan natën jashtë shtëpive, ndërsa një pjesë e tyre kanë braktisur ishullin dhe janë larguar.