“Real Madridi erdhi për ta shkatërruar futbollin”, shefi i La Ligas akuzon ashpër Florentino Perez

Real Madridi dhe Barcelona po vazhdojnë ta çojnë përpara idenë e Superligës Evropiane, ani pse kjo po shkakton diskutime të mëdha.

Sidoqoftë, ideja e krijimit të Superligës ka marrë një përgjigje negative dhe një nga kritikët më të mëdhenj është presidenti i La Ligas, Javier Tebas.

Ai foli kundër kësaj në një intervistë për El Pais, aty ku veçanërisht e akuzoi presidentin e Real Madridit, Florentino Perez.

“Gjëja e parë është që ta bëjmë të qartë se kush qëndron mbrapa saj, që duket se nuk duan ta thonë kurrë: është Florentino Perez. Ne duhet të shfaqim fytyrat tona. Gjëja e dytë, nuk është serioze që ne kemi tri formate për tri vite”.

“Ne nuk mund të flasim se si ta shpëtojmë futbollin, ashtu siç tha presidenti Perez dhe po e bën këtë. Është shumë jo serioze të prezantosh një format të tillë që nuk flet për qeverisjen”, ka thënë Tebas fillimisht.

“Është shumë serioze. Nëse do të ishte e zbatueshme, gjë që nuk është e zbatueshme. Kjo dhemb sepse imagjinoni: gjatë javës, futboll falas dhe në vikend, ligat nacionale, futboll i paguar?”.

“A mendoni se futbolli i lirë do të ishte i zbatueshëm në Spanjë? Nuk është? Jam i sigurt se bën dëm të pabesueshëm”.

“Më shumë se sa shpëtimi i futbollit, misioni duket që është se Real Madridi do ta shkatërrojë futbollin”, përfundoi ai.