Në rrëfim për Prive Klan Kosova, Vullneti ka zbuluar shumë detaje për jetën post “Big Brother Vip Kosova 3”.
Fillimisht Vullneti bëri të ditur se nuk do të hynte në BBVK3 po ta dinte se kush ishin banorët.
“Shyqyr që nuk e kam ditë kush ka me qenë banorë se nuk isha hy”, tha Vullneti
Tutje, Vullneti ka treguar nëse i ka mbetur merak fitorja.
“Jo nuk më ka mbet merak, nuk jam facer që e kam trupin e mirë që muj me dal me shitë pomada. S’jam tiktoker, jam gazetar. Jam hy edhe me iu shku pak njerëzve nerva. Janë kanë dy Big Brothera, një Big Brother Junior që e ka fitu Driloni dhe Big Brother Vip Kosova 3 që e kam fituar unë”, tha Vullneti.
Krejt në fund, Vullneti ka zbuluar disa nga mesazhet flirtuese që kishte marrë.