Selimi: Supermarketet e mëdha patën fitim rekord gjatë 2024, ndoshta duhet bojkot si në Kroaci

Në Kroaci, tash e disa javë qytetarët po bojktojnë marketet e mëdha për shkak të çmimeve të larta. Sipas ish-kryediplomatit Petrit Selimi, një gjë e tilla ndoshta duhet të ndodhë edhe në Kosovë.

Në një shkrim në rrjetin social “X”, ai ka thënë se supermarketet e mëdha në Kosovë patën fitim record gjatë vitit 2024.

“Kam shkruar rregullisht për çmimet e produkteve ushqimore në Kosovë. E dimë në fakt se supermarketet e mëdha kanë pasur fitime rekorde gjatë vitit 2024, gjë që tregon jo vetëm inflacion, por edhe rritje të çmimeve. Pra, ndoshta disa bojktote duhen edhe në Kosovë, si në Kroaci” – ka shkruar Selimi.