Rrahën një grua në Pejë, arrestohen katër persona

Katër persona janë arrestuar në Pejë, tre burra dhe një grua, pasi që kishin ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj një gruaje tjetër të shtunën.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit (bashkëshortit të viktimës) i janë gjetur dhe sekuestruar 7 fishekë.

Me vendim të prokurorit, një i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.