Një gjuajte me armë zjarri ka ndodhur dje në rrugën ”Dëshmorët e Kombit”, në Prishtinë.
Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka dhënë detaje të reja.
Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona të cilët kanë qenë duke punuar ne lokalin e tyre, e u janë kundër përgjigjur të shtënave me arme të dy të dyshuarve të tjerë të cilët janë në arrati.
Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar dy armë zjarri pistoleta, dy karikator dhe 7 fishekë.