“Dy emra, dy arsye”/ Hapet televotimi, kush janë 4 banorët që i bashkohen Gertës në nominim?

Si pasojë e një sërë nominimesh dy emra dy arsye, banorët të cilët do të përballen me ‘gjykimin’ e publikut në televotimin e kësaj të shtune janë G Bani, Indriti, Tiri dhe Loredana. Këtyre personazheve iu bashkohet edhe Gerta që është në nominim përjavshëm.

Me pyetjen “Kë doni të shpëtoni”, publiku ka mundësinë të votojë për personazhin e preferuar që dëshiron të mbajë ende në shtëpi.