Artan Behrami, kandidat për deputet nga PDK ka ‘thumbuar’ të shtunën kryeministrin Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook.
Ai ka aluduar në Kurtin, duke thënë se i është shterur zëri “nga dëshpërimi i humbjes së madhe”.
“Atij i është shterur zëri nga dëshpërimi i humbjes së madhe. Ndërsa, neve na është shterur zëri nga entuziazmi“, ka shkruar Behrami në Facebook.