Liverpool-i refuzon 70 milionë paundë nga Al-Nassr për Nunez-in

Liverpool-i thuhet se refuzoi një ofertë të madhe prej 70 milionë paundësh për Darwin Nunez-in nga Al-Nassr-i, pavarësisht se ai ishte i prirur të fliste me klubin saudit, sipas raporteve.

Skuadra saudite e Pro League, e cila ka Cristiano Ronaldo-n në gjirin e saj për një kontratë marramendëse me vlerë 168 milionë paundë në vit, ishte e interesuar për Nunez-in përpara se të kthente vëmendjen e tyre në një lëvizje prej 65 milionë paundësh për Jhon Duran-in e Aston Villa-s.

Megjithatë, Liverpool-i e hodhi poshtë ofertën, duke u thënë atyre se ai nuk ishte në shitje me asnjë çmim. Kjo, pretendon “The Sun”, e frustroi sulmuesin për shkak të dëshirës së tij që të negocionte lëvizjen e majme.

Ndërkohë, Nunez-i ka luftuar për fillimet e rregullta nën drejtimin e Arne Slot-it këtë sezon.

Liverpool-i shpenzoi 85 milionë paundë për transferuar atë nga Benfica në vitin 2022 dhe e ardhmja e tij në “Anfield” ka të ngjarë të trajtohet në fund të sezonit, transmeton albanianpost.

Reprezentuesi i Uruguait, Nunez, ka shënuar gjashtë gola dhe ka regjistruar katër asistime në 29 paraqitjet e tij në të gjitha garat këtë vit.

Ai u la jashtë skuadrës për humbjen e Champions League nga PSV të mërkurën, duke ndezur shkurtimisht spekulime të reja transferimi, por Slot-i sqaroi se ishte i sëmurë.

Thashethemet se ai mund të largohet para mbylljes së dritares së janarit janë qetësuar, veçanërisht pasi dopieta e tij i siguroi Liverpool-it një fitore vendimtare 2-0 në Brentford dy javë më parë.

Duran në vend të kësaj do të luajë së bashku me Ronaldo-n pasi t’i japë fund qëndrimit të tij dy vjeçar te Villa, të cilëvee iu bashkua nga ekipi i MLS-së Chicago Fire në 2023.

Ai shënoi 12 gola nga 29 ndeshje këtë sezon, kryesisht si një zëvendësues.

Al-Nassr aktualisht është i treti në Pro League, pas Al-Ittihad dhe Al-Hilal.