Ditë zie për Kim Kardashian, shoqja e saj e ngushtë e fëmijërisë ndahet nga jeta pas një beteje shëndetësore

Shoqja e fëmijërisë së Kim Kardashian ka ndërruar jetë pas një beteje të gjatë me sëmundjen.

DailyMail ka mësuar se shoqja e yllit të televizionit, Lindsay May, ka ndërruar jetë pas një beteje me kancerin.

“Ka qenë shumë e vështirë për Kim, sepse ajo e njihte Lindsay që kur ishte fëmijë, duke u rritur në Beverly Hills”, tha një burim i afërt.

“Ato janë ende në të dyzetat, jo në të nëntëdhjetat, prandaj është e vështirë për t’u përballuar. Kim ka gjetur ngushëllim tek rrethi i saj i ngushtë i shoqeve, të cilat i quan ‘lifers’, si dhe tek motrat e saj që e njihnin Lindsay-n”.

Kjo mund të jetë arsyeja pse Kim u pa të mërkurën në një udhëtim në Meksikë me dy nga shoqet e saj, Alison Slatter dhe Simone Harouche. Mendohet se ato mund të kenë udhëtuar për të nderuar kujtimin e Lindsay May.

Lindsay May ishte bashkëthemeluese e ‘Mayflower Entertainment’, një agjenci konsulence që lidh markat me partnerë nga bota e argëtimit dhe kulturës pop për të maksimizuar ndikimin e reklamimit. Ajo kishte ndërmjetësuar marrëveshje për marka të njohura, si “Gucci”.

Më 5 janar, Simone Harouche publikoi një fotografi të Lindsay në Instagram dhe komentoi për humbjen e saj të madhe.

Kim Kardashian u shpreh në seksionin e komenteve: “E ndjeva këtë thellë në shpirt. Të dua shumë”.

Ndërsa motra e saj, Kourtney Kardashian, shtoi: “Kjo më bëri të qaj. Të dua”.

Simone shkroi: “Dy muajt e fundit kanë qenë si një mjegull. Ja çfarë më ka mbetur nga kjo periudhë… Bota ime u ndal më 2 nëntor. Ti more një pjesë të shpirtit tim me vete, por falë Zotit unë mora një pjesë tënden. Një perëndim dielli mori një kuptim krejtësisht të ri. U ktheva pas në kohë dhe vitet ’90 ishin vërtet të mrekullueshme”.

“Bëra disa udhëtime të bukura. Kalova shumë kohë me familjen. Mësova se çfarë do të thotë të kesh mbështetjen e komunitetit. Mora një pushim të gjatë nga Instagrami. Festova ditëlindje, festa, miqësi dhe një vit të ri”.

“U ndjeva e humbur shumicën e kohës, por edhe jashtëzakonisht mirënjohëse për çdo sekondë të kësaj jete. Ti do të jesh gjithmonë me mua. Të ndjej gjithmonë. Me dashuri, BeFri”.

Kim shpesh ka publikuar fotografi me rrethin e saj të ngushtë të shoqeve të fëmijërisë.

Në vitin 2023, ajo postoi imazhe nga e kaluara me grupin e saj të ngushtë të shoqeve, me të cilat kishte ndjekur shkollën në ‘Bel Air’. Ajo gjithashtu publikoi fotografi me to në vitet e fundit, duke treguar se miqësia e tyre ka mbetur e fortë.

Grupi i saj përfshin: Allison Statter, Simone Harouche, Zoe Winkler Reinis, Lindsay May (e ndjera), Sarah Meyer Michaelson dhe Ashley Kraines.

Në një postim, Kim shkroi: “Lifers Appreciation Post. Jeta është më e bukur kur ke ‘lifers’! Allison, Simone, Zoe, Lindsay, Sarah, Ashley”.

Miqësia për Kim Kardashian është një vlerë e madhe, dhe humbja e Lindsay May ka qenë një goditje e rëndë për të dhe rrethin e saj të afërt.