Behrami: Kurtit i është shterur zëri nga dëshpërimi i humbjes së madhe

 

Kandidati i PDK-së për deputet, Artan Behrami, ka publikuar një video nga një aktivitet elektoral në qytetin e Prishtinës.

Ai ndër të tjera ka thënë se entuziazmi për fitoren e PDK-së dhe kandidatit të saj, Bedri Hamzës, është i jashtëzakonshëm.

Sipas Behramit, Kurti e ka nxitur vazhdimisht një gjuhë të urrejtjes sepse e ka kuptuar që do të dal në opozitë.

“Atij i është shterur zëri nga dëshpërimi i humbjes së madhe. Ndërsa, neve na është shterur zëri nga entuziazmi i fitores së madhe më 9 shkurt”, ka thënë Behrami.